Flash News

E-TJERA

Pas ultimatumit të KE, nesër Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin e Ballukut

Pas ultimatumit të KE, nesër Këshilli i Mandateve shqyrton

Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e SPAK.

Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë autoriteteve për të nisur procedurat e arrestimit të Ballukut, qoftë në burg, në shtëpi apo për kontroll banese.

Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme apo jo.

Të fundit