Flash News

E-TJERA

Pas vendimit të Kushtetueses për Butrintin, reagon UNESCO: Do monitorojmë nga afër gjendjen

Pas vendimit të Kushtetueses për Butrintin, reagon UNESCO: Do

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një shkresë nga UNESCO, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi marrëveshjen mes qeverisë dhe institutit shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Në reagimin e bërë, UNESCO thotë se do të monitorojë nga afër gjendjen e ruajtjes së Butrintit, si pronë e Trashëgimisë Botërore.

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

Postimi:

Reagimi i UNESCO  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore 'Butrint'.

Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik.

Të fundit