Flash News

E-TJERA

Pas vizitës në Washington, kreu i SPAK takon ambasadoren Yuri Kim

Pas vizitës në Washington, kreu i SPAK takon ambasadoren Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut Arben Kraja.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi. Takimi me Kim vjen pas vizitës së Krajës në Washington.

“Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se dje SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për kreun e PL-së Ilir Meta lidhur me kallëzimin e ish-deputeti Halit Valteri për lobim në SHBA, i denoncuar edhe nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”. Nga ana tjetër, Meta paralajmëroi se në shtator fillon drejtësia nga populli.

Të fundit