Flash News

E-TJERA

Pas Vlorës, ngrihen në protestë bizneset e Lezhës: Kufizimi i muzikës po na largon klientët, këtu është bërë si për pleq

Pas Vlorës, ngrihen në protestë bizneset e Lezhës: Kufizimi

Pas Vlorës, në protestë kanë dalë edhe pronarët e bizneseve të zonës turistike të Shëngjinit dhe organizimit të eventeve në Lezhë. Ata kërkojnë shtryejen e orës policore, ndërsa thonë se moslejimi i muzikës pas orës 22.00 iu ka larguar klientët.

Pronarët e bizneseve kanë protestuar para Bashkisë së Lezhës dhe kërkuan që autoritetet të tregohen të përgjegjshme. Ata bënë thirrje që ora policore të shtyhet deri në 01:00.

"Ne punojmë këto muaj, 11 muaj i vejmë çelësat, tani punojmë. Të parët që penalizohen janë shqiptarët që vijnë nga jashtë. Kërkojmë që muzika të lejohet deri në 01:00. Kufizimi i muzikës na largon klientët. Këtu është bërë si për pleq", u shpreh një prej tyre.

Një tjetër pronar tha se shqiptarët që vijnë nga jashtë penalizohen nga këto rregulla. Ai përmendi se zhvillimi i ceremonive si dasmat është i pamundur në këto kushte.

"Kërkojmë që të shtyjë orarin e të paktën deri në orën 01:00. Ky kufizim na ka dëmtuar edhe moralisht dhe ekonomikisht, dasmat e darkës nuk bëhet, na fusin në ngatërresë dhe me klientët.

Papërgjegjshmëria e këtij shteti po na ballafaqon me njerëzit që kanë prerë biletet janë nisur nga jashtë shtetit dhe na vijnë këtu dhe na gjejnë të papërgatitur", u shpreh një prej pronarëve.

 

Të fundit