Flash News

E-TJERA

Pas xhamisë së Et'hem Beut, Rama njofton restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër

Pas xhamisë së Et'hem Beut, Rama njofton restaurimin e

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka përuruar sot xhaminë e restauruar të Et'hem Beut. I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kultures, Elva Margariti.

Në fjalën tij para ceremonisë përuruese, Rama njoftoi edhe punimet për resaturimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, të cilat sipas tij do të nisin së shpejti.

"Përpjekjen tonë për ta rilindur këtë aspekt të trashigimisë sonë kulturore, ne kemi gjetur te Erdogan një partner të pazevendësueshëm. Falë kujdesit të tij dhe angazhimit të TIKA, sot kemi disa nga xhevahiret e fesë si kjo xhami si një nga pasqyrat ku shikohet lidhja jonë me popullin turk. Po e mbyll fjalën time se së shpejti falë punës që po bëhet do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat tona kulturore", tha Rama.

Kujtojmë se vizita e Erdogan konsistoi edhe në nënshkrimin e 7 marrëveshjeve të bashkëpunmit mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke. Erdogan ishte i pranishëm në Laç ku përuroi 522 banesat e ndërtuara nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Presidenti turk mbajti edhe një fjalim përshëndetës në seancën e parë plenare të Kuvendit për këtë vit, ku i drejtoi disa mesazhe politikës shqiptare.

Të fundit