Flash News

E-TJERA

Pas Yuri Kim, Soreca takon kreun e SPAK edhe drejtoreshën e BKH, çfarë u diskutua

Pas Yuri Kim, Soreca takon kreun e SPAK edhe drejtoreshën e BKH,

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim sot me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thekson se mes tyre janë diskutuar arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesi i rekrutimit për hetuesit e BKH.

Po ashtu, ai thekson se BE do të ofrojë mbështetjen e saj për SPAK, si një nga elementët më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

“U takova sot Shefin e SPAK Arben Kraja dhe drejtoreshën e BKH-së Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH.

Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha të SPAK për të vazhduar me dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trainimin / emërimin e shpejtë të hetuesve.

Unë gjithashtu ritheksoj se BE është gati të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri”, shkruan Soreca.

Një ditë më parë, me kreun e SPAK u takua edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Kjo e fundit pasi bëri bilancin e rezultateve të deritanishme, tha se SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të fundit