Flash News

E-TJERA

Pasagjerja rrëzohet nga autobusi, ndërron jetë në spital; Policia e Elbasanit: Shoferi kreu manovra të rrezikshme, u arrestua

Pasagjerja rrëzohet nga autobusi, ndërron jetë në spital;

Një grua ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit pasi u rrëzua nga autobusi në të cilin udhëtonte.

Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para ku sqaron se shoferi duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja M. K., 47 vjeçe.

D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton Policia e Elbasanit.

 

Të fundit