Flash News

E-TJERA

Pasaporta Covid në Shqipëri, si mund të aplikoni pasi të keni marrë dy dozat e vaksinës

Pasaporta Covid në Shqipëri, si mund të aplikoni pasi të

Shqiptarët tashmë do të pajisen me pasaportën Covid, vetëm pasi të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Ky lloj dokumenti merret me një aplikim në e-Albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të udhëtojë lirshëm.

Shërbimi elektronik "Pasaportë vaksinimi Covid-19" u mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit qytetarët njoftohen nëpërmjet një mesazhi kur pasaporta të jetë gati për t'u shkarkuar në portalin e-Albania.  Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Pasaportë vaksinimi Covid-19"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Klikoni butonin "Shkarko dokumentin"; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Të fundit