Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Cilat janë përfitimet dhe rreziqet nga “pasaporta e artë”?
Ky është debati që po zhvillohet në Shqipëri, ndërsa për Bashkimin Evropian është më se e qartë se ky projekt duhet ndalur.
Sipas BE-së, rreziqet prej kësaj pasaporte janë të shumta dhe ato lidhen me ekonominë, por edhe me sigurinë.
“Pasaporta e artë” mund t’i jepet një shtetasi të huaj që investon një shumë të caktuar parash në vendin përkatës.
Në Shqipëri, nisma nuk është finalizuar ende dhe nuk dihen as kriteret për ta përfituar atë dhe as shuma që duhet investuar.
Për herë të parë, kjo nismë u përmend nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vitin 2019.
“Unë besoj fuqishëm se kjo është mënyra e duhur dhe ajo që duhet të bëjmë. Sigurisht, ka rreziqe, por ne nuk mund t`ia mohojmë vendit tonë dhe së ardhmes sonë potencialin e jashtëzakonshëm të këtij programi”, u shpreh Rama gjatë Konferencës Botërore për Nënshtetësinë në Londër, që u mbajt në nëntor të 2019-ës.
Nga opozita shqiptare kishte vazhdimisht reagime kundër, ndërsa çështja mori vëmendje më të madhe këtë muaj, kur ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, i dorëzoi zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, Raportin e Progresit për vitin 2022, duke shprehur qartazi qëndrimin kundër “pasaportës së artë shqiptare”.
“Në lidhje me ‘pasaportat gold’ [të arta], mendoj se raporti është i qartë. Sigurisht që BE-ja e respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por, duke pasur parasysh realitetin dhe agresionin rus në Ukrainë, kjo skemë do të vinte në pah disa rreziqe”, tha Hohmann.
Ajo kujtoi se, në muajin mars, Komisioni Evropian u rekomandoi shteteve anëtare që t’u japin fund skemave të këtij lloji.
Në një replikë me ambasadoren, Balluku tha se vlerësimi i BE-së mbetet hipotetik, pasi skema në Shqipëri nuk është finalizuar ende.
“Për këtë program u jemi referuar praktikave të vendeve të tjera, se çfarë benefitesh kanë marrë. Duke marrë parasysh shqetësimin, do t’i lexojmë me vëmendje të gjitha gjetjet dhe do t’i vijojmë konsultat për t’i adresuar ato që duhen adresuar”, tha Balluku.
Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, të përpiluar nga Komisioni Evropian, thuhet: “Skema të tilla paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat [për anëtarësim në BE], Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.
Më herët, në muajin gusht, të gjitha këto shqetësime i përcolli edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez.
Shtetësia shqiptare, deri në korrik të vitit 2020, jepej vetëm nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Nga ajo kohë, ky “monopol” u hoq përmes ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë dhe në dhjetor të vitit 2020, pastaj, u krijua Agjencia e Programeve të Veçanta të Shtetësisë.
Më 29 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë mori vendimin që dy kompani të huaja të ofrojnë dy shërbime: atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe të kontrollit të figurës së personit që do të kërkojë të marrë pasaportë shqiptare.
Ish-ministri i Financave: “Pasaporta e artë” rrezikon integrimin
Ish-ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se përfitimi ekonomik nga kjo nismë e “pasaportës së artë” është shumë i vogël dhe, sipas tij, vë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“BE-ja e kritikon si ‘pasaportën e artë’, ashtu edhe amnistinë fiskale. Përfitimet nga dy iniciativat janë shumë më të vogla sesa efektet direkte dhe indirekte nga përparimi në procesin e integrimit. Përfitimet reale nga përfituesit e ‘pasaportave të arta’ janë shumë më të vogla se ato të pritshme. Ndërsa, përfitimet nga reformat dhe përshpejtimi i integrimit [në BE] janë të përhershme”, thotë Malaj për Radion Evropa e Lirë.
Amnistia fiskale është një tjetër nismë e Qeverisë shqiptare që, siç thuhet, synon subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive, por BE-ja dhe opozita e kundërshtojnë.
Malaj thotë se Qeveria i shikon dy nismat si burime potenciale financiare, por, sipas tij, Qeveria “ka vetëm një opsion”: “Të eliminojë çdo vonesë dhe pengesë në procesin e negociatave dhe të anëtarësimit në BE”.
Ish-zëvendësministri shqiptar i Integrimit Evropian, Albert Gajo, thotë për Radion Evropa e Lirë se nisma e “pasaportave të arta” u ndërmor nga disa shtete në situata specifike.
Ai përmend shembullin e Greqisë, kur, për shkak të krizës ekonomike në vitin 2008, u rritën taksat për shtëpitë e dyta apo të treta të qytetarëve grekë, të cilët i nxorën në shitje. Qeveria greke, asokohe, zbatoi një politikë të atillë që të huajt që investonin në treg, merrnin pasaportë greke dhe kjo, pastaj, çoi në normalizimin e tregut.
“Në Shqipëri nuk ka rrethana të tilla specifike. Madje, ka shumë kërkesë nga investitorët vendas. Përfitimi është thjesht afatshkurtër për Qeverinë, stimulon të ardhura buxhetore, por nuk nxit rritje ekonomike. Investimet janë të mirëpritura, por duhet të jenë të sigurta”, thotë Gajo.
Ai beson se Bashkimi Evropian i druhet faktit se nga kjo nismë, do të përfitojnë njerëz pa kredibilitet, që do të synojnë të lëvizin lirshëm në zonën pa viza të Evropës, që njihet si Schengen.
“Jam i bindur se Qeveria do të tërhiqet, pasi do të kishte pasoja të pakthyeshme në procesin e integrimit. Ndërkombëtarët mund t’i bllokojnë investimet apo programet e zhvillimit”, thekson Gajo.
Sipas tij, kundërshtimi qëndron në faktin se institucionet shqiptare nuk ofrojnë garanci në procesin e filtrimit të përfituesve të këtij projekti.
“Fakti që filtrimi i është besuar një kompanie të huaj, nuk është garanci, sepse proces më i rëndësishëm është monitorimi dhe gjurmimi, që do të bëhet nga institucionet tona”, thotë Gajo.
Eksperti i ekonomisë: Shqetësim i BE-së janë oligarkët rusë
Eksperti i ekonomisë në Tiranë, Fatos Çoçoli, mendon se shqetësim kryesor i BE-së janë oligarkët rusë, që mund të gjejnë strehë në Shqipëri.
“Shqetësimi i parë i BE-së, edhe pse nuk artikulohet zyrtarisht, lidhet me oligarkët rusë, që po përpiqen të ikin nga vendi i tyre, nga agresioni i [presidentit rus, Vladimi] Putin mbi Ukrainën dhe po gjejnë strehë në Malin e Zi, që është vendi i preferuar i tyre. Por, Shqipëria është në kufi, kështu që së shpejti mund të gjejnë strehë edhe këtu”, thotë Çoçoli.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja në këtë vend nuk kanë pasur qëndrueshmëri, duke pësuar ulje dhe ngritje të vazhdueshme nga viti në vit. Nëse analizohet 10-vjeçari i fundit, në 2012-ën u shënua rënia më e madhe, ndërsa viti me më shumë investime të huaja ka qenë 2019-ta, me mbi 1 miliard euro. Investimet e huaja në Shqipëri janë të përqendruara kryesisht në sektorin e naftës dhe energjetikës, por edhe në atë bankar.
Një nismë që nxit investime është gjithmonë e mirë, thotë Çoçoli, por pyet se sa të afta janë institucionet shqiptare të gjurmojnë origjinën e parave që do të investoheshin?
“Mund të përfitojnë persona që kanë krijuar para nga korrupsioni apo trafiqet e paligjshme për të ardhur në vendin tonë, ku mungon zbatimi i plotë i ligjeve dhe ne do të ktheheshim në një strehë të qetë për ta”, thotë Çoçoli.
Projekt në kohën kur “siguria është e cenuar”
Debati për këtë çështje duhet parë edhe në aspektin e sigurisë. Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë nga “Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Trans-nacional”, thotë se Shqipërisë nuk i nevojitet një debat për të cilin nuk ka konsensus nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, dëmi më i madh do të ishte ulja e besueshmërisë së BE-së ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar atë si “një derë të mundshme” që “hapet për figura politike të korruptuara apo që vijnë nga krimi i organizuar”.
Ai tërheq vërejtjen edhe për cenim të sigurisë kombëtare.
“Diskutimi vjen në një kohë kur niveli i sigurisë është cenuar së fundi me hyrjen e shtetasve apo grupeve, që mendohet se janë agjentë apo hakerë. Jemi në rishikim të strukturës sonë të mbrojtjes, duke nisur me atë.
Një hap i tillë për të hapur një procedurë tjetër është një përgjegjësi më shumë. Nuk mendoj se kemi kapacitete institucionale për ta filtruar dhe monitoruar siç duhet këtë proces”, thotë Zhilla për Radion Evropa e Lirë.
Në Shqipëri janë raportuar disa herë incidente me shtetas të huaj. Në vitin 2019, për shembull, policia shqiptare ka thënë se ka zbuluar një rrjet iranian, që dyshohej se ka planifikuar sulme në Shqipëri kundër anëtarëve të mërguar të një grupi iranian.
Në fillim të shtatorit të këtij viti, Shqipëria, po ashtu, ka ndërprerë marrëdhëniet , duke e fajësuar për disa sulme kibernetike.
Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE qysh në vitin 2014, ndërsa në korrik të këtij viti ka nisur formalisht negociatat e anëtarësimit.
Sipas indeksit më të fundit të Pasaportave “Henley & Partners”, Shqipëria renditet në vendin e 53-të. Kjo kompani vlerëson fuqinë e gati 200 pasaportave, bazuar në lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme pa pasur nevojë për vizë. Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete.
Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që janë kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi aplikojnë “pasaportën e artë”. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38