Flash News

E-TJERA

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku renditet Shqipëria

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024 janë Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Singapor, Spanjë (194 destinacione) – Finlandë, Kore e Jugut, Suedi (193 destinacione).

Shqiptarët mund të udhëtojnë me pasaportën e tyre në 121 shtete në botë. Sipas indeksit të vitit 2024, pasaporta jonë renditet në vendin e 42-të për fuqinë e saj të lëvizjes së lirë.

Pasaporta shqiptare renditet e 42-ta në botë, me qytetarët që lëvizin lirshëm në 121 vende të botës, 70 prej të cilave pa viza.

Megjithëse në rajon lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, vendi yne mbetet në të njëjtin rend në raport me klasifikimin e vitit të kaluar.

Pas heqjes së vizave në zonën “Schengen”, pasaporta e Kosovës është ngjitur në vendin e 55, duke fituar mundësinë e udhëtimit pa pengesa, në 91 vende, nga 48 që mundej vitin e kaluar.

Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të sigurojnë hyrjen me ose pa vizë në 194 destinacione në mbarë botën, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Finlanda dhe Suedia janë të lidhura me Korenë e Jugut për vendin e dytë, me 193 destinacione lehtësisht të arritshme, ndërsa Austria, Danimarka, Irlanda dhe Holanda vijnë të tretat (me 192 destinacione).

Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e katërt, ndërsa Greqia, Malta dhe Zvicra janë në vendin e pestë.

Australia dhe Zelanda e Re përmirësuan renditjen e tyre dhe tani janë në vendin e gjashtë së bashku me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, ndërkohë, janë të lidhura në vendin e shtatë, së bashku me Hungarinë, me akses pa viza në 188 destinacione.

Të fundit