Flash News

E-TJERA

Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria mbetet pas vendeve të rajonit

Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria mbetet pas

Indeksi i Pasaportave Nomad 2023 ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë.

Në vendin e parë qëndrojnë Emiratet e Bashkuara Arabe si pasaporta që garanton privilegje të tilla si udhëtimi pa viza në shumicën e vendeve (181 gjithsej), pa taksa mbi të ardhurat.

Nga 199 vende të renditura, Shqipëria ndodhet në vendin e 91-të, pas vendeve të rajonit, Serbisë (66), Malit të Zi (76) dhe Maqedonisë së Veriut (79). Ndërsa Kosova renditet në vendin e 175 nga 199 vende në indeks.

Renditja e pasaportave më të fuqishme fokusohet në 5 faktorë: Taksa me bazë qytetare: ku mbajtësit e pasaportës paguajnë pavarësisht se ku jetojnë – 10 pikë; Taksa e bazuar në rezident: ku rezidentët tatohen mbi të ardhurat në mbarë botën – 20 pikë (nëse normat tejkalojnë 50%) ose 30 pikë (nëse nuk e tejkalojnë); Taksa territoriale: ku tatohen të ardhurat e bëra brenda vendit – 40 pikë dhe pa taksë mbi të ardhurat – 50 pikë.

Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria mbetet pas

Të fundit