Flash News

E-TJERA

Pasditja sjell vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Pasditja sjell vranësira, njihuni me parashikimin e motit për

Vendi ynë pritet të karakterizohet ditën e sotme nga një mot me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa zonat e ulta dhe malore do kenë vranësira kalimtare deri në mesditë. Por, sipas Meteoalb, pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C në verlindje deri në 34°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ball.

Të fundit