Flash News

E-TJERA

Pashkët katolike ‘bashkojnë’ Yuri Kim me Tom Doshin, lutje në të njëjtën kishë në Tiranë

Pashkët katolike ‘bashkojnë’ Yuri Kim me Tom Doshin, lutje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në meshën e të dielës në Katedralen e Shën Palit me rastin e festës së Pashkëve katolike.

Në të njëjtën kishë në Tiranë është parë edhe ish-kreu i PSD, Tom Doshi, teksa kanë marrë pjesë në meshën e zhvilluar me rastin e Pashkëve katolike, të drejtuar nga kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj.  

Doshi është një nga personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ndërsa shihet gjithmonë prezent në kishë për të gjitha festat që kremtohen nga katolikët.

Të fundit