Flash News

E-TJERA

Pasi doli nga burgu në Gjermani, boksieri Florian Marku arrestohet në Angli

Pasi doli nga burgu në Gjermani, boksieri Florian Marku arrestohet në

Pak ditë pasi u lirua nga burgu në Gjermani, boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar sërish, por këtë herë në Angli.


Shqiptari është vënë në pranga për të njëjtën çështje që u ndalua në Gjermani, për një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Greqia.

Aktialisht ai ndodhet në qelitë e Anglisë, në pritje të esktraditimit në Greqi, për të kryer denimin e një ngjarje te 2010 ku pati një sherr me disa rus në një klub nate.

Florian Marku ishte përfshirë në një konflikt në Greqi, ku ndaj tij rëndonin 2 akuza nga autoritetet.

Marku kreu 1.6 vite burg nga 7 që ishte dënimi i tij, e sipas ligjit të ri me çështjen në apel do të duhet të rikthehet sërish për të kryer pjesën e mbetur, së paku 1/3. Ndalimi i tij u bë në Gjermani, ku kishte shkuar për arsye personale, ndërsa u ndalua më 9 dhjetor.

Florian Marku prej vitesh vijon karrierën e tij si boksier, duke u ndeshur në shtete të ndryshme, pasi nuk kishte njoftim të mëhershëm për këtë çështje.

Baza e tij mund të konsiderohet Anglia ku jetonte së bashku me familjen dhe kishte ngritur një karrierë të suksesshme boksi, por tanimë do të duhet që fillimisht të zgjidhë çështjen me autoritetet greke të drejtësisë.

Të fundit