Flash News

E-TJERA

Pasi dorëzoi mandatin e deputetes, Najada Çomo i dërgon dorëheqjen KQZ-së

Pasi dorëzoi mandatin e deputetes, Najada Çomo i dërgon

Pak ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetes, shefja e Infektivit Najada Çomo ka paraqitur dorëheqjen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Largimin e Çomos e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë. Ai tha se shefja e Infektivit, kishte kërkuar të dorëzonte mandatin e deputetes për të vijuar punën e saj si mjeke, në një kohë kur shifrat e infektimeve nga Covid-19 po rriteshin.

“Jam i prekur nga komunikimin me Najda Çomon, e cila u bë simboli i mjekëve dhe infermierëve gjatë pandemisë. Como më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes për t’iu përkushtuar luftës me virusin në Spitalin Infektiv kur varianti Delta nisi të rimbushë shtretërit. E falënderoj publikisht për këtë shembull të ndjenjës së lartë të detyrës”, tha Rama.

Vendin e Çomos e merr ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila arriti të siguronte thuajse dyfishin e votave të Çomos më 25 prill, e megjithatë mbeti jashtë listës fituese.

Të fundit