Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Pasi fitoi Europianin, Spanja shkon në finalen e Lojërave Olimpike
Pasi triumfoi në Euro 2024 nga kombëtarja e De La Fuentes, iberikët, janë shumë pranë një tjetër suksesi të rëndësishëm.
Kombëtarja olimpike spanjolle mposhti mbrëmjen e sotme me përmbysje 1-2 Marokun, duke u kualifikuar për në finalen e madhe, ku do të tentojnë medaljen e arit.
Golat që për spanjollët i shënuan Fermin Lopez në minutën e 66’ dhe Luanlu Sançes në të 85’. Sa i përket ekipit të Marokut rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Rahimi, i cili shënoi në minutën e 37’.
Tashmë Spanja do të duhet të presë përfundimin e ndeshjes mes Francës dhe Egjiptit për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, me synimin e vetëm që të triumfojë në “Lojërat Olimpike”, duke e kthyer 2024-ën në vitin e suksese të futbollit të Spanjës.