Flash News

E-TJERA

"Pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte më demokraci në PD", Oketa-Topallit: Kam një karrige që nuk ma merr askush

"Pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte më demokraci në

Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa komentoi një deklaratë të bërë në vitin 2012 nga ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli për të, ku theksonte se "ai erdhi, pa, mori dhe iku. Pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte më demokraci në PD”, shprehej Topalli asokohe.

Ky i fundit tha në "Çim Peka LIVE"  se ai ka një karrige që nuk ia merr askush.

“Do të doja që temën e bisedës ta mbanim jo një replika mes dy ish-kolegësh. Sigurisht kam përgjigje jo vetëm për zonjën Topalli, por për cilindo. Por do ishte një përqasje e gabuar nëse ne do përcjellim modele të tilla.

Unë nuk kam hyrë në politikë për të treguar data. Por një gjë e them: nuk më ka marrë njeri për dore. Unë jam lindur, rritur dhe vazhdoj të jetoj në qytetin e Durrësit. Kam një karrige që nuk ma merr askush dhe ajo është karrigia e inxhinierit”,  tha Oketa.

Të fundit