Flash News

E-TJERA

Pasi i quajti "trimosha", Rama i akuzon agjentët e BKH edhe për mungesë të etikës profesionale

Pasi i quajti "trimosha", Rama i akuzon agjentët e BKH edhe

Pas replikës që BKH i bëri deklaratës së kryeministrit Rama, ky i fundit ka reaguar sërish duke iu kundërpërgjigjur sqarimit mbi incidentit e pretenduar në Kryeministri.

Në një postim në platformën X, Rama shkruan se nu ki akuzoi agjentët e BKH për armëmbajtje pa leje, por me mungesën e etikës dhe profesionalizmit nga ana e disa hetuesve.

Duke vijuar me sulmet ndaj gjyqësorit, Rama shprehet se BKH ka cituar ligjin për të justifikuar mbajtjen e armës së zjarrit,dhe sipas tij, bëhet fjalë për një nga disa episode që tregojnë “simptoma shqetësuese të sëmundjeve të vjetra” në strukturat e drejtësisë së re.

"Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!

Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.

Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale - thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.

Gjithësesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit", shkruan Rama.

Të fundit