Flash News

E-TJERA

Pasi konfirmoi largimin nga partia, artisti tregon ku çalon PD: S'ka ka më frymë dhe interes në sytë e publikut

Pasi konfirmoi largimin nga partia, artisti tregon ku çalon PD: S'ka
Ardian Isufi

Ish-dekani dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi njoftoi sot largimin nga Partia Demokratike dhe nga të gjitha angazhimet në këtë forcë politike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh i zhgënjyer dhe se tani do të vazhdojë rrugën politike si i pavarur, pasi u la jashtë Kuvendi Kombëtar të PD-së i mbajtur më 17 korrik.  

I ftuar në Report tv, Isufi thotë se në Partinë Demokratike nuk ka më frymë dhe se kjo parti nuk tërheq më interes në sytë e publikut.

"Unë mendoj që ne duhet të flasim për frymë. Një moment shumë i rëndësishëm i PD ka qenë i çadrës së lirësisë dhe tezës për Republikën e re. Pas kësaj ne pamë që në u bëmë njëlloj hijezimi pas daljes nga parlamenti dhe mos marrja pjesë në zgjedhje. Nuk ishin më pjesë e një frymë por një pjesë e planeve të ditës. Ne duhet të kishim filluar me frymën fillestare. Kemi ardhur në një pikë që s'kemi më frymë dhe orientim ku edhe në fjalën e Bashës, teza e re për qytetarët ishte e formuluar përsa i  përket shtyllave qendrore.

Një nga çështjet që ka PD është se nuk ka një interes në sytë e publikut. Nuk ka diferencë mes PS dhe PD, duken si SHPK. Kjo është një gjë që e dëmton shumë imazhin e partisë", vijoi Isufi.

Po ashtu, sipas tij një problematikë e madhe mbetet fakti që nuk u aprovua në ndryshimet e statutit që kryetari i partisë të dorëhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet. Sipas tij, një lidership duhet të mbajë edhe përgjegjësisë nëse drejton zgjedhjet.

"Së pari mendoj që padyshim një problematikë është çështja  e zgjedhjeve por ne kemi disa çështje më të mëdha aq lidhen me statutin. Një nga elementët bazë që ka pasur anëtarësia dhe Këshilli ka qenë çështja e statutit të kryetarit nëse humb zgjedhjet. Mendoj që të ishte një nga elementët bazë të futjes në statutin e riu. Nëse një lidership merr përsipër të udhëheqë zgjedhjet duhet të marrë dhe përgjegjësi", tha Isufi.

 

 

 

Të fundit