Flash News

E-TJERA

Pasi mundi Moldavinë, Shqipëria kërkon tjetër fitore në Ishujt Faroe

Pasi mundi Moldavinë, Shqipëria kërkon tjetër fitore në

Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja Shqiptare do të rikthehet sërish sot në fushë për ndeshjen e tretë të Grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë janë mysafir të Ishujve Faroe.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar në transfertë 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje e madhe nga Çekia dhe synojnë të marrin një befasi para tifozëve të tyre.

Ky takim pritet të zhvillohet në “Torsvollur” të Torshavn, në orën 20:45. 

Të fundit