Flash News

E-TJERA

Pasi qëlloi Lorenc Kostën, i dërgoi video kunatit dhe mori djalin në telefon, detaje të reja nga plagosja te Komuna e Parisit

Pasi qëlloi Lorenc Kostën, i dërgoi video kunatit dhe mori djalin

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku efektivi Erion Goxhara plagosi me disa plumba shtetasin Lorenc Kosta.

Sipas hetimeve ka rezultuar se pas ngjarjes autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ja ka dërguar kunatit të tij.

Po ashtu menjëhërë pas ngjarjes polici ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut, shkruan euroneës. 

Rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg.

Në zonën e “Freskut” ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet.
Po ashtu sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive të dobëta që punonjësi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara kishte me të plagosurin, pasi bashkëshortja e efektivit kishte një lidhje jashtëmartesore me të.

 

Të fundit