Flash News

E-TJERA

Pasi u la në burg nga GJKKO, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Pasi u la në burg nga GJKKO, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkelejda

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Vendimi u mor pasi gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurisë të shtunën ‘arrest me burg’ ndaj Hoxhës, e akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke liruar dhe ulur dënimet të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Prej kohësh, gjyqtarja mbahej nën vëzhgim për shkak të disa vendimeve të dyshimta që ka dhënë më herët, duke liruar nga qelitë persona të njohur të botës së krimit.

Sipas informacioneve, gjyqtarja Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj do të lironin nga burgu Sajmir Petanin, i ekstraduar nga Italia dhe i dënuar me 25 vite burgim për vrasje.

SPAK ka siguruar prova se gjyqtarja Hoxha kishte marrë para shuma të konsiderueshme parash së bashku me avokatin Aldo Tabaku, edhe ky i arrestuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka liruar nga burg ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, i dha lirinë Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari; Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit denim, si dhe kishe liruar Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat më 12 Qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

 

 

 

 

 

Të fundit