Flash News

E-TJERA

Pasi zbatoi urdhrin e Ramës, dekreti i Begajt për zgjedhjet e pjesshme botohet në Fletoren Zyrtare

Pasi zbatoi urdhrin e Ramës, dekreti i Begajt për zgjedhjet e pjesshme

Është botuar në Fletoren Zyrtare dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit.

Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, Presidenti Begaj ka caktuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkitë: Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat.

Publikimi në Fletoren Zyrtare i hap rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor.

Në rastin e Tiranës, zgjedhjet janë dekretuar pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij pak ditë më parë në Gjykate Kushtetuese, me pretendimin se ishte në kundërshtim me ligjin.

Por ashtu sikurse nuk u prit afati për ankimimin, ashtu nuk është pritur edhe vendimi i gjykatës duke dekretuar kështu zgjedhje në shkelje të Kushtetueses. 



 

 

 

 

 

Të fundit