Flash News

E-TJERA

Paskal Milo kritika Ramës: Si Enveri, po dikton si duhet shkruar historia

Paskal Milo kritika Ramës: Si Enveri, po dikton si duhet shkruar historia

Historiani Paskal Milo ka kritikuar kryeministrin Edi Ramës duke e krahasuar me ish diktatorin Enver Hoxha se ka tendencë për të treguar se si duhet të shkruhet historia.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Milo theksoi se historia po shtrembërohet ndërsa tregoi se si ai vetë është sulmuar për librin e tij të fundit, ku sipas tij ishte një e vërtetë në lidhje me ish-diktatorin Enver Hoxha.

“Në vitet e luftës nuk kanë qenë më shumë se 200-300 hebrenjë. Nuk marrë përsipër të korrigjojë gabimet e kryeministrit. Ai është artist unë jam historianë. Janë shqiptarët e thjeshtë, familjet shqiptare që i shpëtuan hebrenjtë, ata i fshehën, ata i mbrojtën. Nëse duam të  transformojmë sjelljen e shqiptarëve duke afishuar këtë atribuuar zyrtarëve të lartë, të qeverisë kolaboracioniste shqiptare, këtu e shtrembërojmë historinë. Duhet të drejtpeshojmë historinë.

Në botimin tim të fundit për luftën guxova dhe thashë një të vërtetë që Enver Hoxha provokoi me letrat e 1 tetorit, por ndaj meje janë vërsulur njerëzit e të majtës ekstreme duke më akuzuar në mënyrat më absurdet. Por kjo nuk më lëkund,. Historinë t’ua lëmë specialistëve. Sot ekziston e njëjta tendencë që siç bënte Enver Hoxha se si duhej të shkruhej historia, sot bëhet e njëjta gjë, në kuptimin e vlerësimeve të figurave historike”- theksoi Milo.

Të fundit