Flash News

E-TJERA

Kriza energjitike/ Konfindustria: Kuvendi të thërrasë urgjentisht ERE, të arsyetojë miratimin e fashës 800 kWh

Kriza energjitike/ Konfindustria: Kuvendi të thërrasë urgjentisht

Konfindustria i kërkon Kuvendit të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë si edhe për problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën e vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.

ERE vendosi rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat për orë.

Sipas Konfindustrisë, ERE duhet të japë shpjegime për kostot financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE, për shitje-blerjen e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, humbjet e mëdha, zbatimin e kontratave koncesionare nga HEC- et private, masat për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha etj.

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kë/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe më ndikim të drejtëpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare.



Të fundit