Flash News

E-TJERA

Pason Altin Dumanin, Klodian Braho merr sot zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK

Pason Altin Dumanin, Klodian Braho merr sot zyrtarisht detyrën si kreu i ri

Klodian Braho merr sot zyrtarisht detyrën, pas një procesi dorëzimi të kompetencave nga kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Ceremonia e kalimit të detyrës pritet të mbahet në orën 10:00. 

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.

Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë. 

Në këtë kohë ai është një ndër prokurorët që hetojnë ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika ndërsa më pas Braho i bashkohet prokurorisë së krimeve të rënda deri në vitin 2019 ku kalon në SPAK si pjesë e grupit të prokurorëve të parë që nisën punën.

I konfirmuar në detyrë nga vetingu, Braho në SPAK deri dje drejtonte seksionin kundër korrupsionit. Kreu i ri I SPAK hetuar disa dosje të profilit të lartë, mes tyre atë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, inceneratorëve, 5D, ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedine e gërdecit, dosje të abuzimeve me fondet publike e pastrimit të parave.

Njihet si prokurori i ftohtë i “Jakave të bardha”, e po ashtu është prokurori që hetoi e po vazhdon të hetojë dosjen “Tojota yaris” duke arrestuar ish-kolegun e tij, drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Kohët e fundit Braho është takuar nga zyrtarë të lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë ndaluar në SPAK duke shprehur mbështetjen për prokurorinë e posaçme.

 

Të fundit