Flash News

E-TJERA

Pastor Akil Pano denoncon skandalin në kopshtet e Tiranës: Mami dhe Babi po zëvendësohen me ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’

Pastor Akil Pano denoncon skandalin në kopshtet e Tiranës: Mami dhe

Pastori Akil Pano ka denoncuar përmes rrjetit të tij Facebook se një formular po shpërndahet në kopshtet e Tiranës, përmes të cilit po shkel hapur ligjin mbi kodin e familjes.

Në formularin e shpërndarë prindërve, Pano thekson se emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Nisur nga ky rast shqetësues, Pano i bën thirrje autoriteteve të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular.

"Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.
#akilpano #koalicioniprofamiljes," shkruan Pano. 

Pastor Akil Pano denoncon skandalin në kopshtet e Tiranës: Mami dhe

Të fundit