Flash News

E-TJERA

Pastori Pano kundër ligjit për Barazinë Gjinore: Projekt i majtë ekstremist që kërcënon familjen dhe atdheun

Pastori Pano kundër ligjit për Barazinë Gjinore: Projekt i

Pastori Akil Pano ka marrë pjesë në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj ligjit për Barazinë Gjinore, duke e cilësuar atë si një projekt ideologjik të ekstremit të majtë që, sipas tij, kërcënon familjen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së mbajtur, Pano theksoi se asnjë qeveri nuk meriton legjitimitet nëse vepron kundër vullnetit të popullit. Ai paralajmëroi se miratimi i këtij ligji po shtyn shumë shqiptarë drejt largimit nga vendi, duke e konsideruar këtë një kërcënim serioz për familjen dhe traditat kombëtare.

“Ky është një projekt ideologjik i ekstrimit të majtë komunist, që ka pasoja ekstreme. Ata të shitur që votuan këtë ligj, poshtë tradhtarët. Më shumë humbet familja, Shqipëria. Asnjë qeveri nuk meriton legjimitet nëse vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit. Veç Zotit dhe vullnetit të tyre të pastër, shqiptarët nuk kanë asgjë që mund t’i mborjë. Për kauza si këto ne nuk mund të jemi të ndarë. President mos dekreto ligjin.

Dhe ata që vendosën të jetojnë në Shqipëri pas miratimit dhe dekretimit të këtij ligji mendojnë të largohen nga vendi. Ky është grushti i fundit që kjo klikë po i jep vendit. Nga ky moment e tutje ne themi “jo”.  I jemi drejtuar presidentit Trump, njerëzit e Shqipërisë kanë nevojë për ndihmën e tij. Beteja për mbrojtjen e familjes, lirisë, atdheut sapo ka filluar në një mënyrë të re”, tha Pano.

Të fundit