Flash News

E-TJERA

Pastori ‘përplaset’ me Avokaten e Popullit për birësimet: Ka procedura të rrepta për të adoptuar një fëmijë

Pastori ‘përplaset’ me Avokaten e Popullit për

Ndryshimet e propozuara nga qeveria për Kodin e Familjes kanë ‘përplasur’ në studio pastorin Akil Pano dhe avokaten e popullit, Erinda Ballanca.

Të ftuar në ‘euronews’, Pano thotë se me ndryshimet e propozuara në ligjin për birësimin, në vend që të përmirësojnë jetën e fëmijëve, i ekspozojnë me rreziqe.

“Çdo individ që dëshiron të adoptojë një fëmijë mund ta adoptojë”, deklaroi ai.

Pano u shpreh se interesi më i lartë i fëmijëve është mirëqenia e tyre në dimensionin emocional, shpirtëror dhe social dhe shtoi se nga prekja e ligjit fëmijët nuk përfitojnë.

“Këto ndryshime ligjore në vend që të përmirësojnë jetën e fëmijëve, i ekspozojnë fëmijët me trafikimin, rrezikun e transplantit të organeve me rrezikun e pedofilisë. Këtu pre supozohet se çdo individ nëse dëshiron të adoptojë një fëmijë, mund ta adoptojë një fëmijë”, deklaroi ai.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca kundërshtoi duke thënë se ka procedura shumë të rrepta për të adoptuar një fëmijë.

“E keni jashtëzakonisht shumë gabim. Ka procedura të rrepta për të adoptuar një fëmijë. Edhe familjet tradicionale e kanë të vështirë për të adoptuar një fëmijë”, deklaroi Avokatja e Popullit.

Të fundit