Flash News

E-TJERA

Pastrimi i parave, raporti i MONEYVAL: Shqipëria nuk ka bërë përmirësim të dukshëm

Pastrimi i parave, raporti i MONEYVAL: Shqipëria nuk ka bërë
Foto ilustruese

Shqipëria nuk i ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Kështu thuhet në raportin e publikuar sot nga Komiteti i Ekspertëve të Vlerësimit të Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Këshillit të Europës (MONEYVAL).

Në raport evidentohen mangësi me pajtueshmërinë teknike që lidhen me sanksionet financiare, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.

MONEYVAL ka anbalizuar një sërë masash legjislative dhe rregullatore që Shqipëria ka vënë në zbatim për të adresuar këto mangësi. Nga shqyrtimi, u konstatua se u morën vetëm disa hapa pozitivë, që lidhen me sanksionet financiare, të cilat nxitën që vlerësimi për Rekomandimin 6 të FATF të ndryshonte nga “jo i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”.

Sa i përket zbatimit të kërkesave për pasuritë virtuale, duke përfshirë, ndër të tjera, monedhat virtuale më të shquara (Bitcoin, Ethereum, etj.) vlerësimi për Shqipërinë është ulur, ndërsa për treguesit e tjerë mbetet i pandryshuar.

Në këto kushte, MONEYVAL  ka vendosur që Shqipëria duhet të vijojë me procedurat dhe të raportojë çdo vit mbi progresin e masave që po ndërmerr në luftën kundër pastrimit të parave.

Pas një vlerësimi të bërë në vitin 2018, u vunë re një numër çështjesh dhe mangësish në trajtimin e krimit financiar. Shqipëria u vendos në një procedurë të avancuar vëzhgimi dhe iu kërkua të raportonte mbi bazë vjetore mbi progresin që ka bërë në lidhje me rekomandimet e bëra nga FATF.

Të fundit