Flash News

E-TJERA

Pastronte armën e gjahut, plagoset 54-vjeçari në Vaun e Dejës

Pastronte armën e gjahut, plagoset 54-vjeçari në Vaun e

Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Shkodër.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, V.B., 54 vjeç dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht teksa pastronte një armë gjahu.

 “Rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. B., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Të fundit