Flash News

E-TJERA

Pastruesja i vodhi 120 mijë euro, Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e pasurisë së xhaxhait të Alda Klosit

Pastruesja i vodhi 120 mijë euro, Prokuroria e Tiranës nis verifikimin

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e pasurisë së xhaxhait të Alda Klosit, ish-zyrtarja që ra pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj e Havieri.

Sipas tv Klan, verifikimet kanë nisur pas deklarimeve dhe dokumenteve që Klosi ka paraqitur përpara hetuesve për të justifikuar shumën prej 120 mijë Eurosh që i vodhi pastruesja.

Klosi ka thënë në dëshminë e saj se kjo shumë ishte dhënë nga xhaxhai i saj, i cili ndodhet në Amerikë, ku po kurohet nga një sëmundje e rëndë. Prokuroria do të verifikojë nëse xhaxhai i Alda Klosit do të pranojë se janë të tijat dhe nëse këto para vijnë nga burime të ligjshme.

Po ashtu, verifikimet po vijojnë për të gjetur edhe se kujt i përkasin 400 mijë Eurot e tjera të gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit dhe për sendet me vlerë që ajo thotë se i ka marrë në disa shtëpi ku punonte.

  

Të fundit