Flash News

E-TJERA

Pasuritë e ish-gjyqtarit në euro, dollarë dhe lekë i kalojnë shtetit, GJKKO i kthen 270 mijë lekë

Pasuritë e ish-gjyqtarit në euro, dollarë dhe lekë i

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave Tiranë, ekzekutoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Rreth 175 mijë euro, 9.3 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë që ishin në llogari të ish-gjyqtarit kanë kaluar në llogarinë e shtetit. Sipas Panorama, në vendimin e GJKKO, kërkohet ekzekutimi i vendimit  pë2r konfiskimin e shumës monetare me vlerë 144 810 euro, të shumës monetare 1000 dollarë, si dhe shumën monetare me 9 335 935 lekë në zotërim të Shkëlqim Mirit.

GJKKO ka urdhëruar pezullimin e pasojave të ekzekutimit të zbatimit të masës për konfiskimin e vlerës 30 mijë euro, sapo të bien masat e sekuestrimit apo konfiskimit të vendosura në kuadër të procedimit penal që lidhet me vendimin penal nr.129 datë 27.11.2018, të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Në vendimin e GJKKO, vendoset t’i kthehet masa në vlerën e 269.065 lekë ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, shumë të cilën Gjykata arsyeton se ish-gjyqtari e ka përfituar nga të ardhura të ligjshme.

Pasuritë e ish-gjyqtarit në euro, dollarë dhe lekë i
Vendimi i GJKKO ndaj ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, nën akuzën e lirimit nga burg të të dënuarit Gentjan Doda, kundrejt ryshfetit prej 20 mijë euro.

Vitin e kaluar KLGJ pranoi kërkesën e Inspektoriatit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e Shkëlqim Mirit, duke paraqitur dokumentet e procedimit disiplinor ndaj ish-gjyqtarit.

Të fundit