Flash News

E-TJERA

Patozi flet për koalicionet: Jam në diskutime me Agron Dukën; Dëshiroj të kandidoj në Tiranë

Patozi flet për koalicionet: Jam në diskutime me Agron Dukën;

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka thënë se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

"Këtë vendim e marrin të gjithë përfaqësuesit e Bindjes Demokratike, por ai ka dëshirë në Tiranë ku mund të marr edhe maksimumin e votave, pasi gjithmonë ka qenë deputet i këtij qarku", tha Patozi.

Ky i fundit foli edhe për koalcionet e mundshme. Patozi tha në "Report TV" se ka ftuar të gjithë për të bashkëpunuar dhe se është në bisedime me kreun e PAA-së,  Agron Dukën.

"Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendos", tha Patozi.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me kryedemokratin Lulzim Basha, Astrit Patozi u shpreh se ai dhe Basha nuk kanë qenë kurrë miq, por që kanë pasur marrëdhënie gjithmonë korrekte.

Të fundit