Flash News

E-TJERA

Patozi: Nëse nuk do ketë një lëvizje pajtuese, PD e firmos që tani humbjen në zgjedhjet lokale

Patozi: Nëse nuk do ketë një lëvizje pajtuese, PD e firmos

Teksa shumë demokratë i kanë kërkuar Lulzim Bashës, apo edhe Sali Berishës të bëjnë një hap pas, për Patozin ka pak gjasa që kjo të ndodhë.

I ftuar në Report tv, Patozi ka analizuar situatën brenda PD dhe Foltores.

Sipas tij, zgjidhja është një hapje shumë e madhe e PD, ndërsa mundësia e bashkimit mes PD zyrtare dhe Foltores, për Patozin nuk ekziston.

"Të dyja palët po luajnë taktikisht, ka një lloj tërheqje nuk ka më duel me tonalitet të larta, por zbutje sepse palët po përgjojnë njëra-tjetrën. Është hedhur teza që të largohen të dy, është një gjë e paracaktuar sepse ata e dinë që kundërshtari nuk do ta bëjë dhe Basha kërkon të fitojë kohë. Berisha shtyu kongresin e tij, pra po kërkon të fitojë nga trazirat. Këto nuk do sjellin ndonjë gjë të re. Duke qenë lëvizje taktike të dyja palët do i ruajnë objektivat e tyre për ekzistencë, nuk kanë ndërmend të ikin. Basha ka gjetur artificën që po nuk iku ai nuk iki as unë.

Zgjidhja do të ishte që nëse vetë PD do t'i thërrasë nevojës, t'i bëhet presion shkaktarëve të kësaj krize, Bashës e Berishës dhe të hapte garën edhe për vektorë të tjerë opozitarë që mund të mos kenë qenë kurrë në jetën e tyre në PD. Te PD zyrtare diçka po ndodh, ka një lloj presioni. Nga ana e Foltores nuk pipëtinë asgjë.

PD ka nevojë të vendosi që do të ndryshojë, por sot unë nuk po shikoj shenja. Nëse nuk do ketë një lloj lëvizje pajtuese dhe ndërveprimi opozitar, PD e firmos që tani humbjen jo vetëm në zgjedhjet lokale të ardhme, pro edhe të përgjithshmet në vitin 2025. Për herë të parë në PD po artikulohet forca e tretë që është ai fluks i opozitës që është kritik me të dyja palët dhe Berishën dhe Bashën.

PD dy rrugë ka, ose të bëjë një mea culpa dhe një hapje shumë të madhe duke mos i patur nëpër këmbë dy shkaktarët e krizës që duhet të bëjnë një hap mbrapa dhe PD duhet të hapet edhe në raport me të tretë. Nuk flasim dot për bashkim të PD, çfarëdo të ndodhë, e kanë shumë afër betejën me njëri-tjetrin", theksoi Patozi.

Të fundit