Flash News

E-TJERA

Patozi: Po u bë koalicion i madh, Shqipëria dorëzohet; arsyeja që do hiqte dorë nga politika

Patozi: Po u bë koalicion i madh, Shqipëria dorëzohet; arsyeja
Kreu i BD, Astrit Patozi

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shprehur bindjen se forcat e reja politike do të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e prillit. Ai tha për “Arnautistan” që nëse Bindja Demokratike nuk do të përfaqësohet në Parlament do të largohet nga politika.

"Në rast se ne nuk përfaqësohemi fare në Parlament unë nuk do të merrem më me politikë, por kjo nuk ka për të ndodhur", u shpreh ai.

Ky i fundit u shpreh se zgjedhjet e prillit do të jenë më të mira se ato pararendëset me arsyetimin se ka vëmendje të shtuar nga ndërkombëtarët.

"Shpresoj që të jenë më të mira se pararendëset, ka shumë arsya që më bëjnë të mendoj kështu. Ka më shumë vëmendje nga ndërkombëtarët dhe prozhektorët do të jenë të drejtuar aty ka protagonizëm personal më shumë se sa herë të tjera. Ka dhe një arsye tjetër që nuk e thotë askuzsh po që duhet përmendur që në marrëveshjen e 5 qershori 20% e kutive mund të rinumërohen. Frika ekziston për partitë e reja sepse çakejtë e deformimit të votës janë po të njëjtët", shtoi Patozi.

Ai ka komentuar edhe zërat për një koalicion të madh paszgjedhor. Sipas tij, nëse realizohet kjo, Shqipëria do të dorëzohet. Gjithashtu shtoi se kjo nuk është në interes të qytetarëve.

"Flitet që pas zgjedhjeve mund të bëhet një koalicion i madh? Po u bë koalicion i madh Shqipëria besoj do të dorëzohet. Kjo nuk ka për të ndodhur dhe as nuk është e mirë për interesin publik", theksoi ai.

 

Të fundit