Flash News

E-TJERA

Patozi prezanton ekipin e Bindjes Demokratike në Tiranë: Synojmë të jemi parti përcaktuese në qeverisjen e vendit

Patozi prezanton ekipin e Bindjes Demokratike në Tiranë: Synojmë

"Synojmë të jemi parti përcaktuese në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 25 Prillit" Kështu ka deklaruar koordinatori i Përgjithshëm i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi gjatë prezantimit të 36 kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. 

Gjatë fjalës së tij, Patozi u shpreh se Bindja Demokratike mbështetet mbi tre kolona kryesore si: projekti politik që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin, 100 % kandidatë të pastër dhe lista 100% të hapura.

Më tej koordinatori i Bindjes Demokratike shtopi se duan të ndryshojnë Shqipërinë dhe sipas rij Shqipëria ndryshohet vetëm duke u angazhuar politikisht.

“Projekti jonë nuk ka të bëjë vetëm një forcë politike, nuk ka të bëjë vetëm me partinë Bindja Demokratike, por ka të bëjë shumë më tepër se kaq. Ai është një projekt që synon ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri dhe i shërben interesit publik. Unë mund t’iu them vetëm që kemi bërë një gjysmë-turi në disa qarqe të vendit edhe kemi një atmosferë të jashtëzakonshme, pozitive, mbështetëse në përputhje me pritshmëritë tona lidhur me objektivin që është: të jemi forcë përcaktuese qeverisje. Këtë mos e harroni asnjëherë.

Ne kemi tre kolona kryesore. Së pari kemi projektin politik i cili synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin politik dhe kjo është shumë. Pjesa tjetër thotë që mjafton të ndryshojmë kryeministrin dhe pjesa tjetër zgjidhet, por ne themi që kjo është e pamjaftueshme. Dhe sigurisht që ne kemi një program.

Nga ana tjetër ne jemi më të mirët sepse kemi 100% kandidatura të pastra, 153 kandidatë pa asnjë cen. Pa asnjë lidhje me diktaturën, pa asnjë lidhje me korrupsionin e 30 viteve tranzicion dhe në këtë pikëpamje ne bëjmë diferencën me ta.

Dhe e fundit fare që është qershia mbi tortë, është që ne kemi listë 100% të hapur dhe askush tjetër se ka. 100% listë e hapur nuk është thjesht slogani, nuk është thjesht një ëndërr, por është një realitet. Ne duam të ndryshojmë Shqipërinë dhe Shqipëria ndryshohet vetëm duke u angazhuar politikisht dhe une falënderoj sidomos ata që angazhohen për herë të parë në politikë përmes këtyre zgjedhjeve. Ata do bëjnë diferencën, unë jam i sigurt për këtë.” u shpreh Patozi gjatë fjalës së tij.

Së shpejti Bindja Demokratike do të shpalosë edhe programin e saj, i cili po i nënshtrohet diskutimeve dhe marrjes së mendimeve nga të gjithë anëtarët dhe kandidatët e saj.

Të fundit