Flash News

E-TJERA

Patozi prezanton koordinatoren e Bindjes Demokratike në Dibër

Patozi prezanton koordinatoren e Bindjes Demokratike në Dibër

Drejtuesi i Bindjes Demokratike ka prezantuar sot koordinatoren e forcës së tij politike për Dibrën. Bëhet fjalë për një vajzë të re, Ermira Hupi, e cila është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se Ermira Hupi ka marrë përsipër të përfaqësojë vlerat më të spikatura të krahinës së vet si dhe aspiratat politike të brezit të ri në këtë fushatë.

"ERMIRA HUPI, KOORDINATORE E DIBRËS

Ermira Hupi do të jetë koordinatore e Bindjes Demokratike në Dibër.

Ajo ka lindur në Bulqizë dhe është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë.

Si një vajzë e re dhe e talentuar, sidomos në marrëdhëniet me publikun, Ermira ka marrë përsipër të përfaqësojë vlerat më të spikatura të krahinës së vet si dhe aspiratat politike të brezit të ri në këtë fushatë.

Respekt dhe vlerësim për të gjithë ata politikanë të rinj që i bashkohen projektit tonë për ndryshimin e Shqipërisë." shkruan Patozi>

Të fundit