Flash News

E-TJERA

Patozi prezanton një tjetër emër për Tiranën: Do jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike

Patozi prezanton një tjetër emër për Tiranën: Do

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar sot një tjetër kandidate për deputete për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit. Bëhet fjalë për Mirela Oktrovan, e cila ka një eksperiencë 30 vjeçaresh në media. 

Sipas Patozit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës. 

Postimi i Patozit: 

MIRELA OKTROVA,
NJË TJETËR PERSONALITET PUBLIK QË I BASHKOHET EKIPIT TË TIRANËS
Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Welle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) dhe si artikujsh, monografish, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë, si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.
Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj.

Të fundit