Flash News

E-TJERA

Patozi: Pse falënderoj Lulin dhe doktorin që kryetari i ri nuk do zgjidhet më në 22 korrik

  Patozi: Pse falënderoj Lulin dhe doktorin që kryetari i ri nuk do                                                                                                                                       

Koordinatori i Bindjes Demokratike dhe ish-nënkryetar i PD, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PD për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD në 13 qershor dhe jo në 22 korrik kur dhe i mbaron zyrtarisht mandati kreut aktual, Lulzim Basha.

Në një status në rrjetet sociale, Patozi thotë se 22 korriku ka qenë propozuar nga ai vetë si datë zgjedhjesh brenda PD, pasi koencidonte edhe me ditëlindjen e tij.

Ai shkruan se sot falenderon Bashën dhe ish kryeministrin Sali Berisha, asokohe drejtues i PD, për vendimin e fundit.

Të paktën më kanë hequr një siklet të madh. Sepse më ishte krijuar bindja se deri sa të vdisja, do të duroja që një herë në katër vjet, dhe çdo 22 korrik, të merrja njoftimin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike (pas humbjes)”, shkruan Patozi.

Reagimi i plotë:

NJË FALENDERIM PËR LULIN DHE DOKTORIN

Për ata që nuk e dinë apo nuk e mbajnë mend, 22 korriku është ditëlindja ime dhe kam qenë unë, që e kam propozuar të jetë dita e zgjedhjeve për kryetarin e PD në vitin 2013.

Asokohe mbaj mend bezdinë e Sali Berishës me kokën ulur në mbledhjen e kryesisë, por edhe ia njoh "meritën", që nuk e kundërshtoi, sepse ndoshta të tilla ishin rrethanat.

Ndërsa sot i falenderoj të dy njëkohësisht, Lulzim Bashën dhe doktorin, për vendimin e tyre të fundit që zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor.

Të paktën më kanë hequr një siklet të madh. Sepse më ishte krijuar bindja se deri sa të vdisja, do të duroja që një herë në katër vjet, dhe çdo 22 korrik, të merrja njoftimin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike (pas humbjes).

Të paktën, 22 korriku nuk do të jetë më datë historike, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Sa për ata që do të ndjekin dhe do të mbështesin procesin e 13 qershorit, nuk kam asnjë koment. Midis tyre dhe Lulit me doktorin, do të zgjidhja gjithmonë këta të dytët. Por unë e kam marrë tashmë prej kohësh vendimin, nuk zgjedh asnjërin prej tyre, ndaj edhe jam jashtë çdo konflikti interesi.

 

Të fundit