Flash News

E-TJERA

Patronazhist për Xhani de Biazi, flet ish-trajneri: Paskam një spiun?! E çuditshme, por nuk dua të merrem me këtë

Patronazhist për Xhani de Biazi, flet ish-trajneri: Paskam një spiun?!

Nën monitorim për qëllime elektorale ka qenë edhe ish-trajneri i kombëtares kuq e zi, Xhani de Biazi. Ai nuk ka qenë në dijeni se ka pasur patronazhist dhe është sqaruar nga media e cila e ka kontaktuar përse bëhet fjalë.

Xhani de Biazi e ka quajtur "spiun" patronazhistin e tij. Sipas tij,  kjo është një gjë "e çuditshme", ndërsa ka shtuar për "Panorama.al", se nuk dëshiron të merret me këtë çështje.

Patronazhisti i tij quhet Alban Hoxha, por nuk ka asnjë të dhënë që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit.

Xhani de Biazi: Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.

Gazetari: Patronazhisti juaj quhet Alban Hoxha…

Xhani de Biazi: Hëm… as ia kam idenë. Paska edhe të njëjtin emër me portierin, por nuk kam asnjë lidhje. As kemi pasur ndonjëherë biseda së bashku për politikë, as nuk e kam idenë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. Ju lutem, unë nuk jam përfshirë ndonjëherë me politikën. Më del dhe më tepron sporti. Dua të qëndroj jashtë kësaj. Sigurisht, sapo mësova një gjë të çuditshme, por nuk dua të përzihem fare. Gjeni këtë tipin që më spiunonte mua edhe pyeteni, nuk dua fare të merrem me këtë.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00