Flash News

E-TJERA

“Pavarësisht çfarë thotë Vuçiç dhe Rama”, Gjukanoviç: Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e ‘Open Balkan’

“Pavarësisht çfarë thotë Vuçiç dhe

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është shprehur i bindur se Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e nismës ‘Open Balkan’.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai e akuzon ish-kryeministrin Dritan Abazoviç si manipulator politik, teksa shton se Mali i Zi do të mbështesë vetëm procesin e Berlinit për integrimin në Bashkimin Europian.

“Pavarësisht çfarë thotë Vuçiç dhe Rama, unë e perceptoj këtë si alternativë ndaj procesit të Berlinit dhe qëndrimi i partnerëve tanë perëndimore perceptohet nga unë ashtu si pritej. Është pothuajse e pritshme mbështetja për çdo alternativë rajonale pa u thelluar.

Pra, kushdo që mbështet Ballkanin e Hapur dhe çdo iniciativë rajonale e vlerësoj. Por kjo nuk më çliron nga përgjegjësia që t’i them Malit të Zi publikisht atë që është më e mira për vendin tonë; mendoj se anëtarësimi në BE është zgjidhja më e mirë dhe nëse e duam këtë gjë, mendoj se procesi i Berlinit do na çojë drejt integrimit europian”, shprehet Gjukanoviç.

 

Të fundit