Flash News

E-TJERA

Pazare droge me shqiptarët, humb jetën 27-vjeçarja në Skoci, plagoset i dashuri

Pazare droge me shqiptarët, humb jetën  27-vjeçarja në

Një çift është aksidentuar në Skoci ku si pasojë, një 27-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur te shtunën që lamë pas.  Mediat  e huaja raportojnë se çifti ishte duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare.

Sipas “Daily mail” çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën.

Mësohet se çifti mund të jetë detyruar të largohet për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxhin e drogës.

Edhe më parë Amy-rose dhe i dashuri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

Dëshmitarët thanë se dy burra u hodhën nga makina- njëri i armatosur me shkop – dhe u përpoqën të kapnin Ryan. Ata thanë se Ryan arriti të arratisej, por grupi vazhdoi të thyente xhamin e shoferit të Amy-Rose.

Të fundit