Flash News

E-TJERA

Pazare për qeverinë? Murrizi: Basha i ka çuar 3 emra në tavolinë, Bushati: Nuk kushtëzon dot të vetët, jo më PS-në

Pazare për qeverinë? Murrizi: Basha i ka çuar 3 emra në

Ish-deputeti Myslim Murrizi e ka cilësuar zgjedhje e Linidita Nikollës pazar mes Ramës dhe Bashës.

I ftuar në emsionin 'Repolitix', Murrizi tha Rama dhe Basha kanë bërë pazar me kabinetin e ri qeveritar,  teksa thekson se ky i fundit i ka propozuar kryeministrit Rama tre emra për postin e ministrave.

"Zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit është pazar i Ramës me Bashën. Basha i ka çuar tre emra në tavolinë dhe Rama ka vendosur, i ka çuar dy gra nga veriu dhe një burrë. Në kryesinë e PD-së Basha ka thënë se ne e përzumë Ballën nga Elbasani. Rama si tregon pazaret, po Basha po", tha Murrizi.

Nga ana tjetë, Ervin Bushati nga radhët e PS-së, ka hedhur poshtë akuzat e Murrizit për pazare, duke shtuar se Basha nuk po arrin të kushtëzojë dot të vetët, e jo më socialistët.

“Partia Socialiste ka fituar e vetme dhe s'ka si e kushtëzon PS dhe kryeministrin Rama. Basha nuk po kushtëzon dot të vetët. Nuk ka nevojë që PS të bëjë pazar më Bashën”, ka thënë Bushati. 

 

Të fundit