Flash News

E-TJERA

PD: Bashkia Tiranë ka ndërprerë bonusin e qirasë për familjet në nevojë

PD: Bashkia Tiranë ka ndërprerë bonusin e qirasë për

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për mosdhënien e bonusit të qirasë për disa qytetarë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka bërë publike akuzat se dy familje, ato të Gjalpit, nuk kanë përfituar bonusin që u takon.

Vangjeli theksoi se dy familjet Gjalpi, që prej gushtit 2022, kanë pësuar ndërprerjen e bonusit të qirasë, ndërkohë që shpesh herë nuk kanë marrë shumën e plotë të tij. Ajo denoncoi se familjet kanë bërë kërkesa për bonus qiraje që nga shtatori i vitit 2023, por ende nuk është marrë një vendim për to.

Në konferencën për shtyp, Vangjeli kërkoi transparencë nga Bashkia e Tiranës dhe reagim ndaj kërkesave të qytetarëve për ndihmë. Materialet kanë mbërritur gjithashtu në adresën e Partisë Demokratike nga shtetasit Zyra Hasan Gjalpi dhe Halil Isuf Gjalpi, si dhe Alfons Halil Gjalpi.

Denoncimi

Personat e mësipërm janë përfitues nga trajtimi për subvencionin e qirasë nga bashkia Tiranë.

Qytetarët denoncuan se shumë herë bonusin e qirasë nuk e kanë përfituar në shumën e plotë sipas VKB-ve respektive dhe prej muajit Gusht 2022, bashkia ka ndërprerë bonusin e qirasë.

Çifti pensionist Zyra dhe Halil Gjalpi jetojnë me qira gjithashtu edhe djali i tyre Alfons Halil Gjalpi i cili është kryefamiljar dhe i ndarë nga prindërit jeton me qiran në një banesë tjetër.

Ndodhur në kushtet e pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve të qirasë në favor të qiradhënësve, fakt ky i vërtetuar me dokumente, qytetarët me të ardhura minimale dhe me kosto shtesë të trajtimit të tyre për medikamente mjekësore, në datën 22 Shtator 2023 drejtuan kërkesë specifike pranë bashkisë Tiranë me qëllim vijimin e pagimit të bonusit të qirasë.

Në përgjigje e saj bashkia bëri me dije se pas shqyrtimit të dosjes nga Drejtoria e Strehimit Social do të jetë Komisioni i Strehimit i cili do të kryejë vlerësimin e saj dhe më pas Këshilli Bashkiak si organ vendimmarrës do të vendosë qytetarët përfitues për subvencionin e qirasë.

Dhe akoma nuk ka asnjë reagim tjetër ndërkohë shpenzimet për qiratë vijojnë”, deklaron Vangjeli.

Më tej Vangjeli në emër të Partisë Demokratike, i ka bëri thirrje Bashkisë Tiranë që të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të dy familjeve Gjalpi.

Më tej zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, theksoi se Partia Demokratike do të ndjekë dhe mbrojë të drejtat e këtyre qytetarëve. Po ashtu ajo më tej akuzoi qeverinë se i çon paratë tek Inceneratori dhe jo tek familjet në nevojë.

“Partia Demokratike, apelon ndërhyrjen emergjente në zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të qytetarëve:

Zyra Hasan Gjalpi dhe Halil Isuf Gjalpi si dhe kryefamiljarit tjetër Alfons Halil Gjalpi.

Partia Demokratike do të ndjekë dhe mbrojë të drejtat e këtyre qytetarëve në nevojë si dhe kujtdo tjetër i cili mbrohet nga ligji dhe shteti i korruptuar i Edi Ramës i cili nuk harron të ngrejë rrogat e pushtetarëve e të paguajë incinerator që nuk ekzistojnë por shtyp, shkel, dhunon e varfëron në ekstrem popullin e thjeshtë”, shtoi më tej zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Të fundit