Flash News

E-TJERA

PD dhe LSI kërkojnë rinumërim të votave në Berat, KAS tërhiqet për të marrë vendimin

PD dhe LSI kërkojnë rinumërim të votave në Berat, KAS
Foto ilustruese

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është tërhequr për të marrë vendimin, nëse do të ketë rinumërim të votave në qarkun e Beratit. KAS u mblodh mëngjesin e sotëm për të vijuar me shqyrtimin e ankesave të depozituara nga PD dhe LSI.

Vendimi, sipas anëtarëve të këtij komisioni do të jepet pas rreth 15 minutash. Të dyja këto parti pretendojnë për shkelje të rënda ligjore gjatë procesit zgjedhor në këtë qark, ndaj kërkojnë pavlefshmërinë e rezultatit të 25 prillit.

Një ditë më parë KAS rrëzoi me shumicë votash kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër. Pasi të jepet vendimi për Beratin, pritet të vijohet me shqyrtimin e kërkesave dhe vendimin për qarkun e Vlorës.

Të fundit