All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

PD i dërgon notë-verbale BE-së, Burimi: Marta Kos bëri gafë, zgjedhjet u manipuluan

All - Paragraf - 1

PD i dërgon notë-verbale BE-së, Burimi: Marta Kos bëri

Partia Demokratike i ka dërguar një notë-verbale delegacionit të BE në Tiranë, lidhur me deklaratat e komisioneres për Zgjerim Marta Kos.

All - Paragraf - 3

Analisti Genc Burimi, në një lidhje direkte për Syri Tv, tha se Marta Kos se po mbyll sytë në raport me regresin e demokracisë, dhe vlerëson letrën e opozitës.

“Ajo letër qe fantastike për nga forma, qe një emancipim i opozitës shqiptare. Që më në fund guxon dhe ngrihet kundra Marta Kos. Pra për herë të parë, më në fund guxohet t'i thuhet komisionit evropian, stop. Është që mos të mohohen që në Shqipëri zgjedhjet janë manipuluar. Në momentin që ti thua që janë zgjedhjet të vjedhura, kjo gafë që bëri Marta Kos, duhet shfrytëzuar kjo gafë. Ajo e hapi këtë debat në mënyrë të parregullt. Patjetër. Pse të shkohet dhe më larg. Interesi juaj si Evropë, nuk doni të fusni kalë Troje, interesi jonë si opozitë, që duam një vend sa më demokratik sepse ky proces sot nuk po minon integrimin, po minon demokratizimin.  Pra interesi jonë i përbashkët është, hajde t'i bëjmë zgjedhjet nga e para në 2027-ën”, tha Burimi.

Të fundit