Flash News

Ditari i Opozitës

PD i përgjigjet akuzave të Berishës për Bashën: Vjen vërdallë duke treguar gënjeshtra!

PD i përgjigjet akuzave të Berishës për Bashën: Vjen

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Lezha, i cili akuzoi se kryeministri Rama ka mbyllur bastet për t’ia kaluar një kompanie online në Qipro, ku aksionere ishte bashkëshortja e Lulzim Bashës.

Në një postim në Facebook, PD shkruan se akuzat e Berishës janë gënjeshtra të krijuara “nga halli i vet” duke e konsideruar ish-kryeministrin “demokratët dhe shqiptarët e panë më 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës kundër Partisë Demokratike.”

“I braktisur nga demokratët, me hallin që sa vjen dhe rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe shqiptarët e panë më 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës kundër Partisë Demokratike. Demokratët dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, sepse shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë!”, shkruan PD në Facebook.

Të fundit