Flash News

E-TJERA

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-së e cila kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit. KAS ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve në këtë qark.

Partia Demokratike kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit. Përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD depozitoi në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark.

Në kërkesën e dorëzuar, PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen. 

PD pretendon fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.

 

 

Të fundit