Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon në Kolegjin Zgjedhor pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër: U përdorën burimet shtetërore

PD kërkon në Kolegjin Zgjedhor pavlefshmërinë e zgjedhjeve
Ivi Kaso

Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e ankimimit e rezultatit zgjedhor për qarkun e Gjirokastrës, që u depozitua nga PD. Përfaqësuesi ligjor i kësaj të fundit, Ivi Kaso ka paraqitur para trupit gjykues, pretendimet e PD për manipulime zgjedhore në Gjirokastër, qark në të cilin kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se PS ka përdorur burimet shtetërore për të marrë vota. Lidhur me këtë pretendim, Kaso ka evidentuar rritjen e pagave për mjekët, fondet që janë akorduar në bujqësi si dhe punësimet në administratë, pak kohë para zgjedhjeve.

Sipas tij, këto mekanizma deformuan vullnetin e qytetarëve. Ai shton se gjatë fushatës elektorale mësuesëve dhe punonjësve të administratës iu kërkua që të merrnin pjesë në takime, duke siguruar edhe pjesmarrjen e personave të tjerë.

Përfaqësuesi ligjor i PD ka kërkuar në Kolegj shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

“Është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të tilla të qeverisë, sic është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët. Janë vendosur vendime të tjera, akordimi i fondeve në vlera të ndryshme për kategorinë rurale për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Pavarësisht ndalimit që parashikon legjislacioni 4 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht qëllimit që jo vetëm në mënyrë formale ndaloi mazhorancën që të përdorte burimet, por edhe dhënien e benfiteve kategorive të ndryshme të shtetasve, ky ndalim është shkelur me të dyja këmbët duke u përdoruri çdo burim shtetëror dhe benefit.  

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca, nga qeveria për të influencuar në rezultatin është e njëjta në të gjitha qarqet. Ajo që ndryshon janë aktorët.

Qeveria me anë të vendimmarrjeve synon dhe ja arrin në një masë domethënëse  duke ndikuar në mënyrë të paligjshme vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ky vullnet u deformua nëpërmjet ndërhyrjeve më arrogantë. Në rastin e Gjirokastrës iu mohua një pjesë e mirë e shtetasve, që ishin jo mbështetës së mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhje.

Nëpunësve civil, arsimtarëve iu kërkua raste konkrete për pjesëmarrje të detyruar në takime elektorale, por edhe lista që variojnë nga 20-30 emra”, u shpreh Kaso ne Kolegjin Zgjedhor.

Të fundit